E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: 12,1% më shumë fonde për sigurinë ushqimore në vitin 2026

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Projektbuxheti 2026 parashikon 2,89 miliardë lekë për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, me një rritje prej 12,1% krahasuar me vitin 2025.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një postim në rrjetet sociale vuri në dukje se ky financim synon forcimin e kapaciteteve laboratorike në garantimin e produkteve të sigurta dhe në përmirësimin e standardeve të tregut ushqimor.

Më herët gjat paraqitjes së projektbuxhetit 2026, Salla ishte shprehur se forcimi i sigurisë ushqimore mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë në funksion të përmbushjes së standardeve kombëtare dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Projektbuxheti do të investojë në infrastrukturë laboratorike dhe në më shumë analiza të akredituara, për të garantuar siguri më të lartë ushqimore dhe produkte që i afrohen standardeve të BE-së.

Pr/buxheti 2026 pvr Ministrinë e Bujqësisëhvillimit Rural adreson po ashtu edhe 1,8 miliardë lekë fond pagash  kundrejt 1,5 miliardë lekëve në 2025, ose 13% më shumë se viti i kaluar. Ndërsa investimet e brendshme rriten nga 200 milionë lekë ne 360 milionë lekë, ose 80% më shumë. e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›