E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: Projekte të reja me Gjermaninë për një bujqësi konkurruese dhe europiane

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me Prof. Eberhard Haunhorst, Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Ushqimore në Ministrinë Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë.

Ministri Salla, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi teksa shkruan se u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit teknik gjerman përmes GIZ-it dhe mbi projektet që po kontribuojnë në modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri.

Salla vlerëson mbështetjen e GIZ-it në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Europian.

Salla veçon projektin “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural (SRD)” si një shembull të suksesit në nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e fermerëve dhe agropërpunuesve.

Prof. Haunhorst, nga ana e tij, ka shprehur gatishmërinë për të vijuar me projekte të reja që do të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Shqipëri.

Postimi i ministrit përmbyllet me mesazhin se ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për një bujqësi moderne, konkurruese dhe në përputhje me standardet e BE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›