E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajm: dje asnjë incident

Banesa e kandidatit të PS për minibashkinë nr.7, Erjon Koka, e dëmtuar pas shpërthimit me tritol

Nga Mustafa Nano

E dini titullin kryesor të versionit print të gazetës Tema për sot? Kishin bërë një gjetje fantastike. Më bënë xheloz me këtë gjetje. Më erdhi inat që smë kish vajtur mua mendja të parit. Më erdhi inat, gjithashtu, që nuk kishin dalë dhe gazetat e tjera me të njëjtin titull kryesor, që tek Tema ishte: Lajm, dje asnjë incident zgjedhor. Është tamam lajm. Dhe është lajmi më i bukur që mund të përfytyrohet në këtë tollovi të dhunshme, që ne e quajmë me mendjelehtësi fushatë elektorale. Mirëpo prapë mua smë rrihet pa e bërë një pyetje: po jeni fare të sigurt që ska pasur asnjë incident? Mos ndoshta nuk jeni të informuar ashtu si duhet? E bëj këtë pyetje pasi sot pa gdhirë kanë sulmuar makinën e Ben Blushit në Korçë.

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›