E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samanta Karavello prezanton të parin videoklip

Pas shfaqjes së parë në skenë, pjesëmarrjes në disa nga festivalet e muzikës shqiptare, këngëtarja e re, Samanta Karavello, prezanton edhe videoklipin e saj të parë. Nesër do të jetë një mbrëmje promovuese me miq e kolegë, producentë, regjisorë e kompozitorë. Kënga që shoqërohet me videoklip është kompozuar nga Pirro Çako dhe orkestruar nga Alban Male. Ajo do të jetë pjesë e albumit që pritet të nxjerrë në treg këngëtarja 18-vjeçare. Fillimet e saj, Karavello i ka në skenën e "Ethet e së Premtes". Më tej shënohet pjesëmarrja në disa festivale si "Top-Fest", Festivalin e RTSH-së ku ka qenë 4 herë konkurrente etj. Këngëtarja e re ka vendosur të bëjë hapa më tej, duke ardhur te publiku me videoklipin e parë, të cilin do ta pasojë edhe një album.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›