E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë në euro, sa ndikon në Shqipëri vendimi i BQE

Ulja e normës bazë të inter
esit për euro nga Banka
Qendrore Evropiane
mund të reflektohet ndjeshëm
edhe në tregun tonë bankar. Vendimi
për ta reduktuar normën me
0.50 për qind, duke e çuar atë në 2
për qind, parashikon një lehtësim
më të madh për marrjen e kredive
në euro dhe njëkohësisht paralajmëron
bankierët që të ndërmarrin
një politikë më pak shtrënguese në
drejtim të interesave. Sekretari i
Shoqatës së Bankave në Shqipëri,
Elvin Meka, u shpreh dje se nga
vendimi i BQE-së pritet të paktën
një frenim i rritjes së interesave për
kreditë në euro. Reflektimi në tregun
bankar duhet të vijë gradualisht,
por më e pakta që duhet të
ndodhë këto ditë është stopimi i
rritjes së kostos për marrjen e kredisë
në interesa të larta. Para vendimit
të BQE-së, normat e interesit
në euro ishin më konkurruese se ato
në lek, nisur edhe nga politika shtrënguese
e Bankës së Shqipërisë,
e cila në një vit e rrit normën bazë
me 0.75 për qind. Pak ditë më parë,
bankierët kërkuan nga guvernatori
Fullani një reflektim mbi normën e
interesit në lek, nisur nga kontrolli
dhe rënia e inflacionit dhe kriza
ekonomike. Aktualisht në tregun
bankar, rreth 70 për qind e kredive
jepen në euro, nisur nga interesat
lehtësuese në krahasim me lekun.
Nivelet
Monedha vendase ka interesa
më të larta, të cilat shkojnë mesatarisht
deri në 13 për qind në vit,
kurse euro në 7-8 për qind. Vendimi
i BQE-së do të sjellë impakt
pozitiv edhe për kreditorët në euro,
të cilët në muajt e ardhshëm do të
paguajnë më pak, gjithnjë nëse nuk
kanë fiksuar interesin në kontratën
që kanë me bankën. Megjithatë,
Banka Qendrore Evropiane e ka
ulur edhe dy herë të tjera normën
bazë të euros, por që në tregun
vendas nuk dha shenja reduktimi
të interesave.
Së fundmi, BSH ka nxjerrë për
zbatim nga bankat rregulloren e re,
e cila ndalon dhënien e kredive për
ata persona që i marrin pagat në
lekë. Më saktë, bankat duhet të
kenë kujdes nga ata klientë që
duan të marrin kredi në euro kur të
ardhurat i kanë në lekë. Rregullorja
i ka të caktuara mirë rastet kur
klientëve u ndalohet dhënie e kredive
në valutë, pra edhe në dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›