E Diel, 1 Nëntor 2026

Ti zoti ministër do ia jepje fëmijës tënd librat e Fahri Balliut për ti lexuar?

Share

Edhe pse mazhoranca dhe opozita miratuan me vota të përbashkëta ligjin për arsimin, sërish pati debate të forta në Kuvend që nisën që me arsimimin e vetë deputetëve dhe përfunduan me librat që lexojnë fëmijët shqiptarë. Në të vërtetë edhe pse qeveria ka premtuar një reformë të altertekstit, sërish askush nuk e respekton atë dhe librat që përdoren në shkolla përzgjidhen në mënyrë haptasi korruptive.

Në seancën e së enjtes, deputeti i PS, Erion Braçe, i bëri një pyetje ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, nëse ai do pranonte që fëmija e tij të lexonte librat e Fahri Balliut, pasi ato blihen me detyrim nga shkollat.

Për 2009-10, shtëpia botuese 55 ka furnizuar më shumë se gjysmat e veprave në bibliotekat e Elbasanit dhe Korçës. Janë libra me autor Fahri Balliun, librai si Panteoni i Zi, Zonja e zezë Nexhmije Hoxha, Berisha përmes kasandrave. Po mirë o zoti Ministër, a do tia jepje fëmijëve të tu këto libra për ti lexuar, deklaroi deputeti socialist, Erjon Braçe.

Nga ana e tij, ministri Tafaj u mbrojt duke vënë në dukje faktin se janë mbi 22 ente botuese që janë në tregun e librit shkollor. Është një fond që është fituar nga mbi 30 ente botuese ai i bibliotekave.

Deputeti Taulant Balla akuzoi këshilltarin e kryeministrit Berisha, Bardhyl Musai se në kuadër të teksteve alternative, i është imponuar shkollave për të blerë librin e matematikës ku ai është bashkaautor, libër që për më tepër është publikuar nga shtëpia botuese e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›