E Diel, 1 Nëntor 2026

Lubonja kundër Bashës: Po arrijmë në degjenerim social. Shteti është bërë si ndërmarrje private

Fatos Lubonja

TIRANË – Kush po e ha parkun e liqenit. Ky ishte slogan i një grupi intelektualësh nga shoqëria civile kundër ndërtimeve që Bashkia e Tiranës po lejon tek Liqeni Artificial. Të mbledhur pak çaste më parë, pikërisht tek vendi i dëmtuar, spikatën po ata emra që kundërshtojnë me forcë edhe ligjin për importin e plehrave.

Ndër të tjera foli edhe analisti Fatos Lubonja, si gjithmonë në vijën e parë të protestave. E pas ish-mikut Edi Rama, këtë herë ka vënë në shenjestër të kritikave Lulzim Bashën: Po na humbet dimensioni social, aftësia për të reaguar. Më konsiderojnë pesimist në këto që them. Pasolini thoshte se “pesimizmi i madh na vjen nga optimizmi i madh”. Dhe ne kemi pasur shumë ëndrra. Por po arrijmë në degjenerim social. Kemi vetëm individë që shohin interesat e tyre dhe shtetin po e privatizojnë si ndërmarrje private për interesat e tyre. Ndërkohë që është shteti që duhet të punojë për interesat tona. A e ndryshojmë dot gjendjen? Më duket shumë vështirë, si një tunel. Kam frikë se drita do të na dalë bashkë me tymin dhe tmerrin e shembjes së tunelit. Nuk po jemi të zotë të nxjerrim në dritë vendin. Por gjithsesi le të ecim përpara!”

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›