E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu inkurajon protestën kundër Bashës për prerjen e Parkut Kombëtar

Share

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile u takuan me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë prezantimit të iniciativës së tij Vepro Tani. Ata i shpjeguan ambasadorit se prej rreth dhjetë ditësh në një pjesë e Parkut të Tiranës po ndërhyhet me prerjen tërësore të pemëve shumëvjeçare (pisha, rrepe, eukalipte, etj, 30-70 vjeçare).

Artan Lame, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Siç ju e dini ka disa ditë që po priten një pjesë e pemëve tek Parku i Liqenit, jo më larg se sa 100 metra nga zyra juaj. Ka 2-3 që ka pasur 2 ose 3 shkrime dhe intervista nëpër televizione për këtë çështje, dhe deri më tani skemi marrë asnjë përgjigje se kush i preu pemët? A ka leje për këtë gjë? A është informuar publiku për këtë gjë dhe gjithë procedurat e tjera?

Artan Shkreli, arkitekt: Ne duam që kjo pjesë e trashëgimisë kulturore të shpëtohet. Nuk jemi kundër rrugës, e dimë që rruga sjell zhvillim, sjell punësim dhe lidh atë lagjen e qytetit që është bërë në Sauk me kryeqytetin, lidh edhe aktivitetet ekonomike, që janë bërë aty dhe që janë shumë të rëndësishme. Mendoj që një raport për impaktin mjedisor duhej bërë paraprakisht dhe shoqatat ambientaliste duheshin konsultuar në këtë çështje.

Xhemal Mato, ambientalist: Problemi që nga çdo anë kafshohet çdo ditë nga privatët, realisht ky park, prej gjashtë muajsh ne luftojmë me bashkinë që ti jepet një status mbrojtës, dhe ky park nuk ka një status mbrojtës, akoma njihet më shumë për pronarët se sa një park për publikun.

Prerja e pemëve në Parkun e Liqenit Artificial, mungesa e transparencës ligjore në të gjithë procedurën ka shqetësuar këta qytetare të cilët, gjatë këtyre ditëve po ngrënë zërin për një cështje që ata e quajnë të drejtë.

Aktivistët siguruan ambasadorin Arvizu se do të protestojnë të premten në orën dhjetë para Fakultetit Histori- Filologji. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu dëgjoi i impresionuar paraqitjen e tyre dhe përkrahu iniciativën për të vepruar në mbrojtje të drejtave të tyre si komunitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›