E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras, Berishës: Shqipëria, progres nën udhëheqjen tuaj



Greqia përmes kreut të ri të Partisë Demokracia e Re në Greqi, Antonis Samaras, vlerëson arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së kryesuar prej tij në vitet e fundit. Sipas tij, veçanërisht reformat e rëndësishme ekonomike të ndërmarra prej qeverisë shqiptare, si dhe përpjekjet e qeverisë, përmes zbatimit të reformave thelbësore për plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian. Gjatë pjesëmarrjes në kongresin e Partive Popullore Evropiane, në Bon të Gjermanisë, Kryeministri Berisha pati një takim me kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re (Nea Demokratia), z. Antonis Samaras. Kryeministri Berisha e uroi z. Samaras për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Partisë Demokracia e Re. Të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dy partive simotra dhe theksuan vullnetin e të dy palëve për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në nivel akoma më të lartë, në interes të zhvillimit të të dy vendeve dhe mirëqenies së dy popujve miq. Kryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, z. Samaras, vlerësoi arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së kryesuar prej tij në vitet e fundit, veçanërisht reformat e rëndësishme ekonomike të ndërmarra prej qeverisë shqiptare, si dhe përpjekjet e qeverisë, përmes zbatimit të reformave thelbësore për plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha e njohu z. Samaras me zhvillimet në vend dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, për krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin, duke përmendur këtu politikën e uljes së taksave, vendosjen e taksës së sheshtë, vendosjen e prokurimeve elektronike, taksave elektronike, heqjen e 2/3 së lejeve dhe licencave dhe vendosjen e të tjerave të sistemin One Stop Shop, shkurtimin e shpenzimeve të administratës etj. “Këto masa kanë sjellë rritjet e të ardhurave dhe i kanë dhënë biznesit shumë më tepër frymëmarrje”, - theksoi Kryeministri Berisha. Të dyja personalitetet diskutuan për përkrahjen e rritjes së mëtejshme të investimeve greke në Shqipëri, në fusha të ndryshme të ekonomisë. Kryeministri Berisha siguroi se investitorët grekë do të kenë përkrahjen e plotë të tij dhe të qeverisë shqiptare, në mënyrë që investimet e tyre në Shqipëri të jenë një histori suksesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›