Samaras: Greqia ka një ndryshim të madh, në 2014 rimëkëmbja
Kryeministri Antonis Samaras, në një intervistë që botohet në gazetën "Elefterotipia e së dielës" vë në dukje se krijimi i suficitit primar përbën “hapin e parë të vendosur për të dalë nga nevoja e memorandumeve të vazhdueshme”.
Samaras thekson se objektivi për suficit primar është i arritshëm dhe se “madje edhe kritikët më të ashpër të vendit tonë në të kaluarën, e pranojnë tashmë se sakrificat e popullit tonë po zënë vend. Cilët, vallë, dhe përse përpiqen ta shembin këtë imazh?”
Antonis Samaras përsërit se koha i dha të drejtë kur thoshte se memorandumi i parë ishte i gabuar, por shton se gabimet po korrigjohen dhe sjell si shembull uljen e TVSH-së në ushqimin social. Siç vë në dukje, qindra mijë biznese morën frymë nga reduktimi i TVSH dhe u shpëtuan vende pune.
Sipas kryeministrit, gjatë një viti të qeverisjes së tij ekziston një ndryshim i rëndësishëm dhe se vitin e ardhshëm do të vijë rimëkëmbja. “Ata që nuk i shohin gjithë këto, thjesht janë pengje të populizmit të tyre. Por njerëzit nuk i dëgjojnë dhe nuk i ndjekin më”, thotë shprehimisht duke kritikuar opozitën.
Samaras vëren se rritja e papunësisë “është frenuar” dhe se “po të mos stabilizohet vendi, nuk do të mund të ketë investime”. Kryeministri nënvizon se “është një vit reformash rrënjësore që në të njëjtën kohë stabilizon ekonominë, sjell shumë afër rimëkëmbjen dhe rehabiliton imazhin e Greqisë jashtë shtetit, në një mënyrë që kishim shumë vite ta shihnim”.
Samaras u referohet shpërdorimeve të mëdha në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit, pasi siç thotë, “fondet nuk shkonin aty ku duhej”. Ai e pranon se “në kohën që thyen situata të betonuara prej dekadash, do të ketë edhe disa aritmi të përkohshme. Bëjmë ç’është e mundur që këto aritmi të jenë sa më të vogla dhe sa më pak të dhimbshme”.
Samaras shprehet kategorik se nuk do të ketë përmbarim për banesën e parë (në rastet e mosshlyerjes në kohë të kredisë për strehim), dhe deklaron se për çdo largim nga puna në sektorin publik do të ketë një emërim.
Në intervistë, kryeministri garanton se fondi i privatizimeve TAIPED do të mbetet në duar greke, duke iu referuar edhe përgënjeshtrimi që Komisioni Europian u ka bërë publikimeve që pretendojnë të kundërtën.
Samaras e bën të qartë se nuk synon shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, por vë në dukje se për përmbushjen e mandatit katërvjeçar “askush nuk mund të na shantazhojë”.
(Balkanweb)