Siri, koha e vetëpërmbajtjes
Në internet, është prezantuar videoja më e fundit e kundërshtarëve të Asadit, ku babai takon djalin që e dinte të vdekur. Në sfond, si kolonë ... muzikore, janë thirrjet "Allahu ekber", markë produksioni e shtëpisë kinematografike të propagandës fondamentaliste. Në një tjetër produksion, një fëmijë çohet i lumturuar se, pas helmimit me gaz sarin, i supozuar si qeveritar, nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Vërtetësia mbetet për t'u verifikuar. Gazin sarin, mund ta disponojnë edhe rebelët me burim depo të ushtrisë të rëna në duart e tyre, apo të furnizuar nga aleatët e Gjirit Persik. Petromonarkitë, e kanë shfaqur haptazi rreshtimin e tyre me sunitët e Sirisë. Tashmë, kur forcat qeveritare kanë marrë revanshin, nuk kanë nevoja ushtarake të përdorin lëndë helmimi masive. Ndërsa rebelët në tërheqje, kanë më shumë se kurrë nevojë për përkrahjen e Perëndimit, që ka deklaruar se do të ndërhyjë vetëm nëse përdoren armët e shfarosjes në masë. Dhe fëmijë të helmuar, janë motivi që do të shkundte çdo perëndimor, për asgjësimin e një regjimi që helmon fëmijë. Kush mendon se rebelët janë të paaftë për ndërmarrje të tilla, ka video ku po këta rebelë, vrasin me plumb në qafë, ushtarë të zënë rob, dhe ku komandanti një brigade islamike, i çan kraharorin dhe ha zemrën një ushtari të sapovrarë.
Herodoti thoshte: "Në një luftë, viktima e parë është e vërteta". Lufta e Sirisë, nuk bën përjashtim. Pas më shumë se dy vjetësh lufte civile, nuk dallohet kush ka bërë më shumë krime, kush ka më shumë të drejtë dhe në anën e kujt është e vërteta. Regjimi i Asadëve, ka të gjitha kushtet për t'u demonizuar. Por në krahun tjetër qëndrojnë falangat fanatike të Al Kaedës, me burim furnizimi dollarët e monarkive të Gjirit Persik. Papritur Arabinë Saudite dhe Katarin, dy monarki absolute mesjetare, i ka kapur zjarri të hedhin para për demokracinë? Apo është një luftë fetare që vazhdon prej shekujsh, midis sunitëve dhe shiitëve? Apo një luftë për emancipimin e islamit? Por nëse bëhet fjalë për sekte të emancipuara të islamit, alavitët, të cilit i përket klani i Asadit, janë të tillë. Në krah të Asadëve, ka sunitë të elaboruar, kurdë, të krishterë, druzë, dhe minoranca që kanë frikë një kalifat të Al Kaedës në Siri. Asadët janë qeverisje e lodhur, por përballë tyre, janë rebelët, dhe pak prej tyre entuziazmojnë. Nëse Perëndimi është i interesuar për vendosjen e demokracisë në Siri, dishepujt e Al Kaedës, janë praktikues të pastërvitur në këtë lëmë. Nëse është i interesuar për moderimin e islamit, atëherë nuk mund të arrihet duke ndihmuar mjekroshët e Mesjetës. Të paktën logjika lineare këtë thotë.
Pas gati tre vjetësh të fillimit të pranverave arabe, nuk është më entuziazmi i parë lidhur me forcat e reja që po vijnë në pushtet. Libia është nën sundimin e më shumë se njëqind fraksioneve të armatosura. Sigurisht më mirë pa Ghedafin, atë vrasës kundërshtarësh, gjuetar femrash, grabitës pasurish. Por a është shumëfishimi i Ghadafit në njëqind të tillë, demokraci? Në Tunizi, qeverisin islamikët dhe me intervale të rregullta kohe, vriten liderë të opozitës laike. Në Egjipt, ushtria ndërhyri për të rivendosur laicitetin e shtetit që kërcënohej nga islamiku i zgjedhur, Morsi.
Pas këtij kus-kusi ku ka përfunduar Lindja e Mesme, SHBA dhe Presidenti Obama, duket se po shkojnë me këmbë prej plumbi në përplasjen me Sirinë. Është e dukshme prania e një lobi që e shtyn Presidentin drejt luftës, dhe mungesa e dëshirës së tij për t'i hyrë asaj. Momentalisht, shkalla e planifikimit klasifikohet si reprezalje dhe jo luftë. 100 raketa "Tomahawk", mbi kokën e Asadit, janë paralajmërim. Tërheqja e Britanisë, qe ndihmë në qiell të pastër për Obamën. Sigurisht që është e mirë të përmbyset Asadi dhe bashkë me të, largohet edhe baza e fundit ruse në Mesdhe. Por kush vjen pas tij, dhe kush siguron se administrimi i mëvonë i Sirisë, nuk do të jetë një batak si ai irakian? Presidenti ka goxha preokupime të tjera, si ekonomia dhe kriza që rri si shpata e Damokleut në kokë. Perandoritë e mëdha, nuk munden nga kundërshtarët, por vetëmbyten nga mbipërgjegjësitë e marra dhe shpërndarja e pamenduar e fuqisë. Kur perandoritë futen në luftë në vende joproduktive, atëherë ky është fillimi i fundit të tyre. Dhe Siria është një e tillë. Obama, e ka lexuar esenë e Paul Kennedy-t, "Ngritja dhe perëndimi i fuqive të mëdha" të vitit 1987, ku paralajmërohet pikërisht për situata të tilla. Nuk mund t'i lejojë vetes të jetë presidenti i parë me ngjyrë dhe ai në kohën e të cilit filloi perëndimi i SHBA. Nuk është koha e një lufte për të, ndërkohë që Kina i rrezikon seriozisht primatin botëror të ekonomisë.
Në Shqipëri, opozita dhe pozita, kanë dalë me deklarata që e përkrahin një sulm të SHBA kundër Sirisë. Natyrisht që, nëse aleati ynë futet në luftë, është detyra jonë ta ndjekim pas. Por në këtë moment, Presidenti i SHBA, ka nevojë për dikë që mos ta këshillojë për luftë; janë të nevojshme fjalët e llojit "ftojmë palët në vetëpërmbajtje". Pasi mik i mirë, është ai që të ndihmon të ruash paqen. Për më tepër, kur një aleat si puna jonë që bën vetëm tifozin, dhe me deklaratat budallaqe të MPJ që ngatërron edhe NATO-n, nuk i hyn në punë kujt.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)