Samaras e Putin, takim në një klimë të ngrohtë
MOSKE - Mënyrat për kapërcimin e problemeve në marrëdhëniet greko-ruse dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm midis të dy vendeve, u diskutuan në takimin e liderit të Demokracisë së Re Antonis Samaras dhe kryeministrit Vladimir Putin në Moskë.
"Takimi im me kryeministrin Putin u bë në një klimë shumë të mirë dhe ishte i detajuar në të gjithë çështjet", deklaroi Samaras pas takimit.
"I paraqita zotit Putin situatën, siç është krijuar sot për Greqinë dhe perspektivat që ekzistojnë. Tregoi interesim të veçantë dhe gatishmëri për të ndihmuar vendin tonë. Biseduam edhe për problemet në marrëdhëniet greko-ruse dhe shqyrtuam mënyra për kapërcimin e tyre. Ramë dakord që të mbetemi në kontakt. Greqia sot i ka nevojë të gjithë miqtë dhe Rusia mund të dëshmohet një mik shumë i çmuar", tha Samaras.
Sipas zëdhënësit të kryeministrit Putin, Dmitri Peshkov, gjatë takimit u diskutua situata e sotme si dhe perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, me theks në bashkëpunimin ekonomik në fushat e ndryshme, ndërsa të dy liderët 'shkëmbyen në mënyrë analitike pikëpamje lidhur me krizën në eurozonë".
Sipas agjencisë greke të lajmeve, Putin tregoi interesim të madh për zhvillimet në Greqi dhe dimensionin e tyre ekonomik, si dhe për marrëdhëniet midis Greqisë e Rusisë, të cilat, sipas vlerësimit të burimeve diplomatike ruse ndodhen në nivelin më të keq të njëzetë viteve të fundit.
U diskutuan hollësisht perspektivat e promovimit të bashkëpunimit energjitik, si dhe interesimi rus për tenderat e privatizimeve, sidomos në infrastrukturë si porte, aeroporte, ndoshta dhe hekurudhat.
Kryeministri rus theksoi veçanërisht ndërtimin e degëzimit jugor të gazsjellësit Suth Stream, projekt që do të përshpejtohet dhe do të fillojë të ndërtohet brenda vitit 2012, në vend të pranverës 2013.