E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tetë "urdhrat" e Trojkës për liderët politikë

ATHINE - Papandreu, Samara dhe Karaxhaferis, krerët e partive politikë që mbështesin qeverinë e Papadhimos, kanë marrë një letër me 8 “urdhra” nga Trojka, me theks të veçantë në përshpejtimin e ritmit të zbatimit të masave, për të cilat është rënë tashmë dakord. 

Kjo paketë do diskutohet në takimin që do kenë krerët politikë me kryeministrin Papadhimos, pasi miratimi i saj është “pasaportë” për lirimin e këstit të ndihmës. 

Kërkesat e Trojkës konsistojnë si më poshtë:

1. Rritja e vlerave objektive të pasurive të paluajtshme nga 25% deri më 1 qershor 2012, por me efekt retrospektiv nga 1 janari.

2. Shkurtime masive në sektorin publik, me mbylljen dhe bashkimin e organizatave për të arritur qëllimin e largimit të 150 000 nëpunësve deri në vitin 2015.

3. Reduktimi i pagave, ulja e pagës minimale dhe heqja e pagës së 13 e 14 në sektorin privat. Reduktimi i pensioneve suplementare dhe krijimi i një fondi të pensionit suplementar.

4. Rikapitalizimi i bankave dhe heqja e pengesave ligjore për shkurtimet dhe reduktimet e pagave në sektorin bankar 

5. Hapja e profesioneve të mbyllura.

6. Shitja e dy-tre ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, deri në fund të qershorit 2012.

8. Kontrolli i pasurisë së atyre që janë përfshirë në administratën tatimore. 

Udhëheqësve politikë do t’iu kërkohet nënshkrimi i kësaj pakete. Sipas informatave nga partia Demokracia e re, ekzistojnë kundërshtime për disa nga masat, por shpresohet që në vijim të gjehet një "ekuilibër" me Trojkën. 

Ndërkaq, pas takimit të tij dje në Athinë me kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizelos, kreu i Institutit Ndërkombëtar i Financave (IIF) Charles Dalaras foli për "progres në negociatat ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve private për reduktimin e borxhit grek”. Bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sot në nivelin ligjor dhe teknik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›