Samaras letër Trojkës: Të zgjatet afati për reformat

Pavarësisht se Athina zyrtare është shprehur e gatshme për shkurtime të tjera, kryeministrigrek Antonis Samaras nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për zgjatjen e afatit për kryerjen e reformave. Në një letër drejtuar trojkës Samaras shpjegon arsyet e kësaj kërkese.
Ai thekson se vendi është përfshirë nga një recension i thellë ekonomik, ndërsa është shprehur i gatshëm se do të zbatojë me përpikmëri të gjitha kushtet e vënë nga BE- ja.
Sipas mediave greke kryeministri e sheh të domozdoshëm zgjatjen e afatit dhe nëpërmjet letrës shpjegon asyet sepse Trojka duhet të vendosë për një gjë të tillë.
Athina ka akorduar me trojken marrëveshjen e planit të kursimit prej 12 miliardë euro për vitin 2013-2014. Por pavarësisht këtyre përpjekjeve për ta mbajtur Greqinë në Eurozonë, shumë analistët theksojnë se situata është shumë kritike dhe në një raport të publikuar në SHBA thuhet se ka 90% të mundësisë që Athina të dalë nga Eurozona në një periudhë kohore mes 12 - 18 muaj.