Samaras nuk tërhiqet: Korrupsioni në ERT përfundoi dje
Mbyllja e radio-televizionit publik grek ka vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e qeverisë së koalicionit tre partiak.
Krerët e PASOK dhe DIMAR, Evangelos Venizelos e Fotis Kuvelis, të cilët u takuan në mbrëmje mbi këtë cështje, e cilësuan të papranueshme mbylljen e radio-televizionit publik. Ata i bënë apel për takim tre palësh kryeministrit Samaras, me kusht që ERT të jetë i hapur. Dy krerët politikë pranuan se radio-televizioni publik ka nevojë për ristrukturim, por nuk mund të mbetet i mbyllur.
Por duket se kryeministri Antonis Samaras është i vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit që ka marrë. Ai deklaroi se “korrupsioni në ERT përfundoi dje” dhe se “nëse PASOK e DIMAR duan të rrëzojnë qeverinë, atëherë le ta bëjnë”.
Ndërkaq punonjësit e mbetur pa punë të ERT në Athinë e Selanik dhe mijëra qytetarë të tjerë vazhdojnë protestën, të mbështetur nga SYRIZA, sindikata komuniste PAME dhe lëvizje të tjera.
Nga vendimi i qeverisë greke për mbylljen e ERT, mbetën automatikisht pa punë 2656 persona. Qeveria thotë se kur të rihapet, TV i ri do të funksionojë me një staf prej afro 1000 personash.
Në shenjë solidariteti me punonjësit e radio televizionit publik, të enjten në Greqi do të zhvillohet grevë e sindikatave të sektorit publik dhe privat. Lidhje te tjera FOTO - Edicioni i fundit i lajmeve në ERT Greqi, qeveria mbyll RTV publik. 2656 punonjës, pa punë