E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ndërron jetë në krye të detyrës, polici 50-vjeçar

TIRANE- Ndërron jetë në krye të detyrës polici 50-vjeçar. Policia e kryeqytetit bën me dije se 50-vjeçari Shkëlqim Sokoli ishte në shërbim pranë Bllokut të Ambasadave. Mendohet se shkaku i humbjes së jetës të ketë qenë një infarkt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak çastesh rreth orës 21:00. Efektivi i policisë prej disa vitesh shërbente në bllokun e ambsadave si punonjës policie në Komisariatin Numër 3.

Shkëlqim Sokoli  me origjinë nga Tirana ishte babai i dy fëmijëve. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›