E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras takohet me Papulias: Të largohet Papandreu

Kreu i opozitës greke Antonis Samaras ka mbajtur një qëndrim të prerë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Papandreu. Në një takim me presidentin grek Papulias, kreu i konservatorëve grek ka shprehur se është i gatshëm të japë ndihmën e tij me qëllim zhbllokimin e situatës, por jo me Papandreun në krye të negociatave për qeverinë e koalicionit.
Samaras deklaroi në takim se ekziston një atmosferë ankthi në popull dhe se është e domosodoshme që Greqia të japë si brenda vendit ashtu edhe tek partnerët ndërkombëtarë, mesazhin e qëndrueshmërisë.
Nga ana e tij Presidenti grek Papulias theksoi se populli është duke pritur një zgjidhje.
Takimi mes kryetarit të opozitës konservatore, Antonis Samaras dhe presidentit Papulias, zhvillohet pas refuzimit të Samaras për t`u bërë pjesë e procesit të krijimit të një qeverie koalicioni.
Ky takim shihet si shpresë për kapërcimin e ngërçit të rrezikshëm, ku vazhdon të futet politika greke.
Ndërkohë pasditen e sotme kryeministri grek Papandreu pritet të mbledhë kabinetin qeveritar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›