Tiranë, krim në familje, burri vret me thikë gruan
Vret bashkëshorten në sy të vajzës dy vjeçare dhe largohet në drejtim të paditur. 35-vjeçarja Edlira Doçi ka mbetur e vdekur pas disa goditjeve me thikë nga ana e bashkëshortit të saj ismet Hysa. Akti i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Tiranë pranë Unazës së re, ndërsa mësohet se dy bashkëshortët u grindën mes tyre pas një debati të lindur për kujdesin ndaj djalit të tyre të shtruar në spital. 40 -vjeçari Hysa ka akuzuar bahkëshorten se nuk është kujdesur siç duhet për djalin e tyre, ndërsa në gjanxehtësi e sipër bashkëshorti vrasës ka ndërmarrë aktin fatal, duke goditur disa herë në trup të shoqen e tij me një thikë të cilën e mori në kuzhinën e shtëpisë. Terror është përjetuar edhe nga vajza e mitur dy-vjeçare e çiftit e cila ishte në banesë në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së këtij akti, Ismet Hysa largohet me shpejtësi nga banesa duke marrë me vete edhe vajzën e tij. Prangosja e tij nuk është bërë ende e mundur ndërsa policia vijon aksionin e gjerë të lokalizimit dhe prangosjes më pas të autorit të krimit. Mësohet se policia është lajmëruar nga fqinjët për ngjarjen pas të britmave që vinin nga banesa e dy bashkëshortëve. Në vendngjarje është nisur mbledhja dhe administrimi i provave materiale ndërsa janë marrë në pyetje edhe të afërm të dy ish-bashkëshorteve për raportet midis tyre gjatë kohëve të fundit. Ndërsa policia vijon aksionin në rrugët e Tiranës ku janë ngritur një sërë postblloqesh për të bërë të mundur prangosjen e autorit të ngjarjes së rëndë e cila tronditi Tiranën në një ditë feste.