E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Do tërhiqemi nga dialogu nëse Serbia nuk pranon marrëveshjet

Kosova do të tërhiqet nga dialogu teknik nëse pala serbe nuk pranon marrëveshjet. Por ky vendim i prishtinës për të ndërprerë dialogun me palën serbe do të vartet nga këshillat e zyrtarëve të BE-së dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

Këtë paralajmërim e ka bërë shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri. Zëvendëskryeministrja në një intervistë për Ekspres ka thënë se qeveria e Kosovës është e angazhuar dhe I ka marrë të gjitha masat të vazhdojnë drejt një zgjidhje, dhe nëse pala serbe vazhdon të mo0s jetë konstriktive në dialog.
"

Ne si palë në këto bisedime falsim me faktorin ndërkombëtar për të analizuar së bashku arsyetimin e vazhdimit apo jo të dialogut. Në kordimim me BE-në dhe SHBA-të do të ndërmarrim hapat e mëtjeshëm në rast të ballafaqimit me dekonstruktivitet apo mosbashkëpunimin e Serbisë" deklaroi Tahiri.
 

Zëvendëskryeministrja ëhtë kundër cdo diskutimi për çështjen e veriut dhe pikave doganore. Ajo i ka cilësuar si demoagogji deklaratat e Borko Stefanaovicit dhe se Serbia nuk po bisedon më ndërkombëtareët për dy pikat doganore të Kosovës.

Nga ana tjetër presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë manifestimin e ndryshimit siç është paraqitur nga Partia Liberale Demokrate dhe Lëvizja E Ripërtëritjes Serbe për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›