E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Nuk negociojmë as me LDD e as me listën “Rugova”

Reformat në LDK pengojnë bashkimet artificiale me partitë, që janë krijuar nga kjo parti. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka thënë se mbesin të hapur për këdo që dëshiron të kthehet, por nuk do të negociohet as me LDD-në e as me Listën Rugova.

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Isa Mustafa, këto komente i ka bërë në Gjilan, në Kuvendin zgjedhor të Forumit Rinor të LDK-së, ku nuk ka lënë pa kritikuar edhe qeverisjen aktuale.

Ai u ka thënë të rinjve se qeveria aktuale, ka dështuar në zhvillimin e ekonomisë kosovare, krijimin e vendeve të punës, edhe ofrimin e perspektivës për të rinjtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›