Rasti i Dritan Dajtit, Cefa: Masa ndaj avokatëve që çojnë proceset drejt dështimit
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa ka komentuar sot dështimin e seancave gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, pas mungesës së avokatëve mbrojtës për të.
“Situata me procesin e Dritan Dajtit, i njohur prej kohesh. Kryetari i gjykatës ka informuar KLD e institucionet gjyqësore. Ne kemi marrë të gjitha masat që janë të bazuara në ligj ndaj të gjithë aktorëve në këtë proces”, tha ai.
Sipas Cefës avokatët duhet të sensibilizohen që ky process të mos shkojë drejt dështimit.
KLD-ja, tha ai më tej, ka marrë të gjitha masat ndaj tyre që të mos e çojë këtë proces drejt dështimit. “Është gjykata ajo që ka të gjitha kompetencat. Nga KLD janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)