Seks me dhunë me 16-vjeçaren, pranga 40-vjeçarit në fshatin Qukës
Librazhd- Një tjetër person ka përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.
Shkëlqim Dini, 40-vjeç me banim në Tiranë dyshohet se gjatë muajit maj ka detyruar sistematikisht një të mitur të kryenin marrëdhënie seksuale nëpërmjet dhunës me një 16-vjeçare banuese në fshatin Qukës të Librazhdit.
Sipas bluve, e mitura me iniciale Xh.F ishte në kërkim nga policia pasi familja kishte denoncuar largimin e saj nga banesa prej disa ditësh.
Mësohet se 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në vende dhe ambiente të ndryshme në Tiranë me 16-vjeçaren.