E Diel, 1 Nëntor 2026

Samaras:Prioriteti im janë 1.5 milionë të papunët

Kryeministri  grek Antonis Samaras ka deklaruar se prioritet i qeverisë mbetet punësimi ndërsa ka përjashtuar kategorikisht marrjen e masave të reja të shtrëngimit në shtator.

Përgjithësisht ekonomistët e parashikojnë, madje disa e urojnë,por ne  çdo here do të vazhdojmë ti përgënjeshtrojmë. Po luftojmë akoma për reduktimin e TVSH në ushqimin social, ndërsa për taksën e luksit ajo u vendos një vit më parë me qëllim që mos të ulen edhe më pensionet dhe pagat e ushtarakëve si dhe për mos tu vendosur taksa 2 për mijë mbi bizneset. Gjithashtu për dy vjet do të largohen  15.000 punonjës 700.000 që ka sektori nga sektori publik, vetëm 2%. Dhe do të merren në punë po aq! Dhe në mënyrë krejtësisht transparente dhe me meritokraci tha ai për mediat greke.

Samaras shtron pyetjen retorike nëse qytetarët do të dëshironin të kenë roje shkollash që nuk bëjnë asgjë thelbësore, apo infermierë që të kujdesen për ta në spitalet shtetërore. Apo nëse preferojnë një polici bashkiake që të merret vetëm me parkimet e paligjshme, apo forcimin e policisë greke për të goditur tregtinë informale dhe për më shumë prani të forcave të rendit nëpër lagje.

Kryeministri thekson se paratë e taksapaguesve duhet të zënë vend. Prioriteti im, shton kryeministri, janë 1,5 milionë të papunët për të cilët nuk qau askush dhe shumica e tyre trajtohen thjesht si një dimension statistikor.

Samaras thekson se as Demokracia e Re dhe as PASOK-u kanë hequr dorë nga autonomia e tyre dhe se në planet përkatëse nuk ekziston dalje e përbashkët në zgjedhje, ndërsa thotë se ai mendon që qeveria duhet ta ezaurojë mandatin katërvjeçar.

Samaras sulmon Agimin e Artë, duke thënë se ata janë neonazistë të deklaruar dhe që diskreditojnë vendin si kontrabandistë të patriotizmit, pasi admirojnë diktatorët më të këqinj që njohu ndonjëherë atdheu. Ata predikojnë urrejtjen në një shoqëri që ka nevojë për unuitet që të kapërcejë krizën. Fuqia e tyre elektorale është dobësi për vendin dhe interesat kombëtarë. E izolojnë Greqinë në kohën që ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare, tha Samaras.

Për udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, kryeministri deklaron se momenti më i përshtatshëm për një udhëtim të tillë është tani, kur klima për ekonominë ka ndryshuar dhe në rajon ka destabilitet. Eshtë një shans për të shkuar një ose më shumë hapa më përpara, thekson kryeministri Antonis Samaras.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›