Samet Rasimi: Shkëndija mbi të gjitha

Samet Rasimi është kthyer sërish në skuadrën e Shkëndija'79 pas vitit 2003 kur ariti që këtë skuadër ta ngjis në elitën e futbollit vendor.
Samet Rasimi është vendosur në postin e kryetarit të K.F"Shkëndija'79", dhe në sezonin 2007/08 do të udhëheq skuadrën tetovare.
ASA:Vitin 2003 udhëhoqët skuadrën e Shkëndijë riktheheni sërish në vitin 2007?
asimi: Dua që të përfundoj plan programin tim që e fillova gjatë vitit 2003 me premtimet që ua dhashë tifozëve shqiptar në Maqedoni që Shkëndija të jetë në Ligën e Parë pra në elitën e futbollit. Kurse brenda pesë viteve (5) Shkëndija do të dalë në Evropë si ambasador i popullit shqiptar në Maqedoni. Këto premtime që ua dhashë jam kthyer sërish që në vitin 2007 që të realizohet ëndrra e kamotshme që Shkëndija të ketë dalje në Evropë. Shkëndija është e të gjithë qytetarëve, tifozëve të shumtë e vecanërisht e "Ballistëve" , të cilët do ti ndihmojnë skuadrës me tifozllëkun e tyre.
ASA:Klubi përjetoj turbulence pas finales dhe deri më tani është në gjendje kaotike?
Rasimi:Gjendja është jo që është nuk mund ti ikim asaj që është reale.
Por me talentët shqiptar pra futbollist cilësor brenda një kohe të shkurtë do të arijm që brenda një kohe të shkurt të afrojmë shumë futbollistë si nga vendi ashtu dhe nga jashtë. Përparësi do të kenë futbollistët e Shkëndijës pra ata të cilët dalin nga shkolla e futbollit.
Të gjithë që janë të interesuar që të jen pjesë e Shkëndijës mundë të paraqiten në lokalet e K.F"Shkëndija'79", tek stadiumi i vjetër prej orës 9 deri më ora 4.
ASA:A është ndryshuar kryesia e klubit nga momenti që ju jeni në krye të saj?
Rasimi:Është shpallur moratorium që nënkupton se të gjithë jane pushuar nga puna qe nga kryesia e vjetër me ushtrues detyre stafi teknik futbollistët e ekipit të parë dhe deri tek grupmoshat e reje. Pra nga kategoria e parë deri me të vegjlit.
ASA:Keni patur biseda me futbollist apo trajner për ti angazhuar në skuadër?
Rasimi:Tani për tani emra nuk do të cekimi. Kemi qenë në bisedime me futbollistë të ndryshëm dhe vazhdojmë të kemi bisedime tjera. Në momentit që do të ketë zyrtare pra marveshje me ndonjërin prej tyre do të shpalosim për mediumet si ato të shkruara ashtu edhe ato elektronike.
ASA:Kur fillon me përgatitje skuadra e Shkëndijës?
Rasimi: Me datë shtat (7) korik pritet të fillojnë stërvitjet e skuadrës sonë, ndërsa me datë 4 korik do të bëhet takimi me futbollistët dhe stafin teknik.
Bisedoi :Vullnet DAUTI/ Albania Sport Agency