E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Lushi, shefi i ri i “Kombëtares”

Edhe pse pritej të ishte një mbledhje e "ashpër" ku debati dhe propozimet për lëvizje të mundshme të zyrtarëve brenda posteve drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. "Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv u zhvillua shumë normalisht. Nuk pati propozime për shkarkime të ndonjë punonjësi", tha në linjë telefonike për "Albania-sport.com"-, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Roland Mici. "I vetmi propozim ishte për emrin e shefit të Sektorit të Ekipeve të Kombëtare pranë FSHF-së. U propozua dhe u votua Erjon Lushi, i cili më parë ka qenë kryetar i Komisionit Tekniko-Gjykues", - deklaroi Mici, i cili shtoi se kandidatura e tij u votua unanimisht. Bushi do të zërë vendin e Besnik Celës i cili u largua para tre muajve nga ajo detyrë me propozimin e sekretarit Mici dhe me vendimin e Komitetit Ekzekutiv, për shkak të një skandali në lidhje me cështjen e pasaportave të shërbimit.
Komiteti Ekzekutiv miratoi datat e fillimit të sezonit të ri futbollistik për të tri kategoritë. Kështu, java e parë e Kategorisë Superiore do të luhet më 25 gusht 2007, ajo e Kategorisë së Parë, më 15 shtator 2007 dhe e Kategorisë së Dytë, më 16 shtator 2007.
Gjithsesi FSHF-ja do të organizojë edhe një mbledhje të hapur, më 4 korrik (ora 10:00) me pjesëmarrjen e presidentëve dhe sekretarëve të klubeve, për të tërhequr mendimet e tyre në lidhje me sezonin e ri futbollistik 2007-2008. Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe ndërtimin e fushave të qyteteve Krujë (ku luan Kastrioti), Korcë (Skënderbeu) dhe Lezhë (Besëlidhja).
Cështja e përfolur "Burreli", e cila sipas medias sportive do të sillte edhe faljen e ekipit matjan nuk u diskutua fare në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv. "Jo. Nuk u diskutua cështja e Burrelit, pasi nuk kishte ndonjë kërkesë zyrtare të dorëzuar nga klubi", tha sekretari Mici. Edhe problemi "Josa", për një falje të mundshme pas ndëshkimit 6 mujor të trajnerit të Vllaznisë, nuk u shtrua në rend të ditës. "Problemi i trajnerit Mirel Josa u la të shqyrtohet mbledhjen tjetër. Dua të sqaroj se kërkesa nuk ka ardhur nga trajneri, por nga klubi i Vllaznisë", - pohoi Mici.
Mledhja miratoi edhe dhënien e premios ekstra (2000 euro) për cdo lojtar të ekipit Kombëtar për dy fitoret me Luksemburgun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›