E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sami Ukelli, ambasador në Japoni

Presidenti Fatmir Sejdiu ka dekretuar emërimin e Sami Ukellit, ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni, me seli në Tokio.

Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-005-2009, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Japoni si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit, njofton Presidenca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›