Samir Ujkani: Dua të bëhem si Buffoni
Samir Ujkani kërkon të hapë një cikël te skuadra e Palermos. Ai flet si titullar i skuadrës siciliane, edhe pse nga fundi “zbut” tonet duke thënë se ka shumë konkurrencë dhe se do t’i duhet të punojë shumë.
Portieri i Kombëtares shqiptare ka thënë se ka idhull Gianluigi Buffonin dhe se do të donte të ecte në gjurmët e kapitenit të Italisë. Portieri kuqezi ka dalë në konferencë për shtyp në kampin e Males, aty ku po zhvillon stërvitjet skuadra e Palermos.
“Jam i lumtur që u riktheva në skuadër. Palermo është një klub i madh, me histori të madhe. Unë kam mësuar shumë këtu dhe dua ta tregoj në fushë se sa potencial kam. Falënderoj presidentin Maurizio Zamparini që më dha besim dhe më ka mbështetur gjithnjë. Tani ka ardhur momenti që unë t’i shpërblej gjithë investimin që ka bërë tek unë”, tha Ujkani, transmeton Panorama.
“Kur erdha në Itali nuk isha portieri që jam sot. Kam mësuar shumë gjëra dhe përpiqem që të përmirësohem në çdo moment. Unë dua të hap një cikël te Palermo. Kjo skuadër më bën të lumtur”, tha më tutje Samiri, i cili është zhbalancuar disi kur e kanë pyetur se cili është shembulli që ai do të ndjekë në të ardhmen.
“Buffon është më i miri dhe të gjithë e admirojnë. Megjithatë, unë vlerësoj shumë edhe Samir Handanoviçin, i cili ka ecur me hapa gjigantë dy vjetët e fundit”, ka deklaruar Ujkani. Kur është pyetur për trajnerin, ai ka pranuar se nuk do ta ketë të lehtë që ta bindë për një vend në 11-shin titullar.
(ar.ku/BalkanWeb)