E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike Londër 2012, ekipi olimpik shqiptar niset për në Angli

TIRANË- Ekipi Olimpik Shqiptar u nis ditën e mërkurë, në mesditë, për në kryeqytetin anglez, Londër, ku do të zhvillohen lojrat olimpike “Londër 2012”.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), me këtë rast zhvilloi një ceremoni në ambientet e Hotel Rogner, ku ekipi përfaqësues olimpik zhvilloi një grumbullim një javor. 

Romela Bega, kryesuese e delegacionit, mbajtëse e flamurit kombëtar shqiptar, pasi mori dhe urimet më të mira nga sekretari i Përgjithshëm të KOKSH, Stavri Bello, udhëhoqi drejt aeroportit atletët pjesëmarrës në këtë evenimet.

Ekipi përfaqësues shqiptar do të paraqitet në lojrat Olimpike “Londër 2012”, me 12 sportistë nga disiplina të ndryshme.

Gjatë lojrave olimpike, të cilat pritet të zhvillohen nga data 27 Korrik deri më 12 Gusht 2012, ngjyrat e flamurit kuq e zi do t'i mbrojnë Briken Calja, Daniel Godelli dhe Endri Krina, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku në peshëngritje, Sidni Hoxha dhe Noel Borshi në not, Adriatik Hoxha në atletikë dhe Majlinda Kelmendi në xhudo. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›