E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani drejt Chievos

E ardhmja duket larg Palermos.

Paraqitjet jo bindëse, gabimet e shumta në këtë pjesë të parë të sezonit po konkretizojnë hipotezën e largimit të Samir Ujkanit nga Siçilia.

Por, ai do të vazhdojë të luajë në Serinë A italiane. Këtë herë në një piacë më pak prestigjoze.

Së fundmi në Itali po diskutohet për kalimin e portierit shqiptar te Chievo, prej merkatos se janarit.

Në Palermo po mendojnë shkëmbimin e Ujkanit me portierin e veronezëve, Sorrentino.

Drejtuesit e klubit kërkojnë të qetësojnë situatën. Sipas tyre, nuk ka dyshime që kuqeziu do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Tani duhet pritur deri në fund të janarit për të mësuar nëse Ujkani do të ketë edhe një shans, apo do ti duhet të nisë një tjetër aventurë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›