E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i ri i Selami Xhepes Pse krizat jane kalimtare

/ /

Ceremonia e pershendetjes se themelimit te ketij fondacioni u zhvillua dje ne prezencen e shume te ftuarve mes tyre edhe kreu i qeverise z.Sali Berisha. Kryeministri gjate fjales se tij vleresoi krijimin e fondacionit me te ri si dhe kontributin e ekonomistit dhe njekohesisht deputetit Selami Xhepa i cili po dje promovoi librin e tij Miti mbi krizat dhe Fundin e tregut. Duke iu referuar rastit te Shqiperise Berisha tha se vendi yne eshte shembulli me i shkelqyer i 60 viteve te fundit i efektit te lirise ekonomike. Nuk ka nje vend tjeter qe te ilustroje me mire efektet e saj sesa ky vend i cili vetem 20 vjet me pare ishte nje vend me te ardhura 204 dollare per fryme dhe sot ka rreth 6 apo 7 mije dollare per fryme. Nuk ka asnje vend tjeter qe te kete pasur nje kapercim te tille nga vendi me te ardhurat e niveleve me te uleta ne nje vend me te ardhura te niveleve te mesme te larta tha Berisha. Ai u ndal ne disa nga aspektet ku Shqiperia ka shenuar progres te dukshem si renditjet nderkombetare per fillimin e nje biznesi apo konkurrueshmerise taksat privatizimet duke i konsideruar te gjitha si histori suksesi.
Libri
Fondacioni per Liri Ekonomike promovoi dje edhe librin qe mban firmen e ekonomistit dhe deputetit Selami Xhepa Miti mbi krizat dhe Fundin e tregut. Ne kete liber autori jep nje panorame te qarte te krizave ne mbare boten pasojave te tyre dhe menyra se si jane zbatuar politikat makroekonomike. Drejtori i Fondacionit per Liri Ekonomike Artan Gjergji ne parathenien e librit shkruan se koha ka treguar qe krizat kane qene gjithmone pikat fundore te cikleve te caktuara te evoluimit te sistemit shoqeror dhe ekonomik. Nderkohe qe vete autori Selami Xhepa nenvizon se qellimi i ketij libri eshte me shume per ta relativizuar dramaticitetin e krizave dhe per ta sjelle emocionin e kesaj kohe ne gracken e racionalitetit te sjelljes njerezore. Bota ku ne jetojme eshte ajo e pasigurise dhe leksioni qe ne duhet te mesojme nuk eshte si ta bejme ate me te sigurt por si te aftesohemi ti bejme balle kesaj pasigurie. Kjo eshte e dhimbshme psikolo-gjikisht dhe e veshtire ta pranojme si nje norme sjelljeje por eshte tashme nje realitet i pashmangshem. Me bicikleten ku kemi hipur ka dy rruge ose te ecim para ose te rrezohemi shprehet Xhepa.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›