Duam te shkojme ne Stamboll - Greket emigrojne ne Turqi

Nje qytetare e Athines u shpreh ne nje stacion televiziv. Une do largohem me tim shoq dhe vajzen time. Per vajzen time nuk ka ketu te ardhme. Sigurisht qe cdo fillim i ri eshte i veshtire po kudo tjeter eshte me mire se ketu. Nese ia arrijme qellimit ne duam te shkojme ne Stamboll. Nese nuk shkojme dot atje atehere do te provojme ne Australi. Kryesorja eshte te ikim prej kendej.
Armiku behet mik ne rast nevoje
Stambolli eshte zgjedhja e pare. Turqia kthehet ne vendin e premtuar per greket. Ne raportet mes dy vendeve ka patur aq shume ndryshime mendon profesori Dimitrios Triantaphyllou i cili jeton qe prej nje viti ne Stamboll Qe ka filluar koha e ctensionimeve midis dy vendeve 12 vjet me pare ka ndryshuar dicka ne kokat e njerezve tek te dy popujt ne perceptimin e tjetrit. Ky ndryshim ka bere qe greket ne varesi te arsimit krah objektivave tradicionale te largimit si pershembull ne Britani te Madhe SHBA Gjermani apo France te pyesin edhe pse nuk e provoj fatin tim edhe ne Turqi
Bildunterschrift Protestat- shenja e deshperimit te shume grekeve
Per prof. Dimitrios Triantaphyllou opcioni turk eshte model i suksesshem. Ai drejton nje qender per studimet nderkombetare dhe evropiane ne Universitetin Kadir Has te Stambollit. Per akademiket Turqia eshte vend shume interesant Si akademike ne kemi marre vesh nga statistikat se dy nga 100 universitetet me te mira ne bote ndodhen ne Turqi. Ne Greqi ne nuk kemi nje te tille.
E pabesueshme para 20 vjetesh
Sigurisht qe nuk mund te flitet per levizje masive te njerezve drejt Turqise. Triantaphyollou e di qe 20 akademike jane vendosur ne Turqi po ashtu si 300 studente qe flasin tani rrjedhshem turqisht. Frika kontakti nuk ka tek njerezit e rinj thote kolegu i Triantaphyllous-it profesor Nikos Usunolu Te rinjte qe nuk kane patur pervoja te keqija ne Turqi duan te qendrojne ne Stamboll. Ata jane te impresionuar nga skena kulturore dhe dinamika e qytetit. Sigurisht qe ky eshte fillimi. Statistika nuk ekzistojne. Por para 10 apo 20 vjetesh kerkush nuk do te besonte nje gje te tille. Per tu permendur eshte edhe numri i piloteve greke qe qendrojne ne pultin e komandimit te avioneve te shoqerive ajrore turke.
Bildunterschrift Stambolli eshte afer dhe i afert ne stil jetese
Afrimi nxjerr ne drite te perbashketat
Te gjithe ata kane qene me pare anetare te forcave ajrore greke. Turqia eshte vend emigrimi jo vetem per shkak te ekonomise ne lulezim. Afersia me atdheun ben te mundur qe emigrantet te mos largohen me te gjithe familjen dhe ne rast nevoje te jene megjithate shpejt prane tyre. Pervec kesaj ekziston edhe afersia ne menyren e jeteses. Kjo vlen vecanerisht per Stambollin thote Professor Triantaphyllou Une mendoj se nese greket vijne ketu vecanerisht ne Stamboll sepse Stambolli eshte ndryshe nga pjesa tjeter e Turqise pra kur greket vijne ketu atehere shohin sa afer jane te dy popujt ne shume karakteristika ne kulturen e ushqimit ne jeten e nates e keshtu me radhe. Kjo lehteson shume marrjen e vendimit per te ardhur ketu.
Po ashtu klima dhe konsumi jane shume te ngjashme. Shpesh ato dallojne vetem nga emri ajo qe ne Greqi quhet uzo ne Turqi quhet raki dhe ne vend te gyros thuhet dener. Ne fund te fundit Stambolli u ka pas quajtur dikur Kostandinoje.
Autor Christian Buttkereit/Aida Cama
Redaktooi Lindita Arapi