E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Hohmann: E rëndësishme integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Nga Korça Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann është ndalur tek Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë. Ambasadorja e BE tha se fakti se samiti do të organizohet jashtë BE tregon rëndësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Në fakt është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor organizohet jashtë BE dhe vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon dhe rëndësinë që ka për ne i gjithë rajoni dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Edhe puna që do të bëjnë këto vende drejt BE dhe për faktin që në Shqipëri do të vijnë në 6 dhjetor liderët e të gjithë vendeve. 

Ju mund të dini se rreth 10 ditë më parë, KE ka botuar raportin vjetor për të gjithë vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë. Është raport që përfshin gjendjen e vendit. Për të gjithë ata që janë të interesuar, në raport një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit. Raporti është i qartë sa i përket konsolidimit dhe për të luftuar çështje si lufta kundër korrupsionit”, tha Hohmann.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›