E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti/ Kryeministri belg: Ballkani ka bërë progres, Rusia po përpiqet ta destabilizojë

Kryeministri belg Aleksandër De Croo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar shumë në rrugën e tyre drejt BE. Ai foli edhe për ndikimin rus në rajon dhe jo vetëm, ku tha se mënyrat destabilizuese të Putinit do të përballohen së bashku.

“Ballkani Perëndimor ka përparim, ka bërë një punë të jashtëzakonshme por ka ende për të bërë. Ka shumë harmonizim mes vende të BE dhe Ballkanit Perëndimor, sa i takon politikës së jashtme. Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm këtë rajon por edhe në BE, po përpiqet të destabilizojë. Përgjigjja jonë mund të jetë që bashkimi ynë është më i fortë se kurrë”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›