Lindje e Mesme, Klinton thirrje për dialog
Gjatë turit të saj në Lindjen e Mesme sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton është ndalur edhe në dy shtetet që kanë vite në konflikt me njëri-tjetrin, në Palestinë edhe në Izrael. Në vizitat në të dy vendet Hillary Clinton ka pohuar se bisedimet mes dy vendeve duhet të rifillojnë që të mos ketë më konflikte të panevojshme. Klinton gjatë një konference të përbashkët me presidentin izraelit Netanjahu, i bëri thirrje politikës izraelite që të mos nxitohej në ndërtimin e kolonive në zonat e banuar nga palestinezët në Izrael. Sipas Klinton, ndërtimi i këtyre kolonive do të ishte një hap i gabuar.
Gjatë kësaj konference Benjamin Netanjahu u shpreh se do të ishte i gatshëm për dialog me diplomatët palestinez si edhe do të kërkonte që të gjente rrugëzgjidhje për çështjen e kolonive. Por presidenti izraelit pohoi se ai nuk do të ishte pjesë e asnjë tryezë bisedimesh dhe negociatash në rast se diplomatët palestinez do të vënin kushte të papranueshme.
Kjo ishte vizita e dytë e sekretares së shtetit në Lindjen e Mesme që kur ajo e mori detyrën e re në muajin janar të këtij viti.