E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Deputetët e PS nuk tërhoqën zyrtarisht nismën

Menjëherë pas deklaratës së kryetarit socialist Edi Rama, ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, Suela Ruseti, Topalli deklaron se tërheqja e nismës ligjore nga ana e deputetëve socialistë nuk ishte bërë zyrtarisht deri para momentit të votimit në parim.

"Sipas Rregullores së Kuvendit nisma mund të tërhiqet deri përpara votimit në parim të saj. Konfirmojmë zyrtarisht se, deri në këtë moment asnjë nga deputetet nismëtar nuk kishte depozituar kërkesë për tërheqje nga nisma. Në keto kushte, Kryetarja e Kuvendit, në zbatim të detyrës dhe të Rregullores, u kerkoi deputetëve nismetarë të deklaronin nominalisht vullnetin e tyre për tërheqje nga nisma. Me perjashtim të zotit Taulant Balla asnjë nga koleget e zotit Ruçi nuk u bashkua me të. Mungesa e deklarimit me shkrim dhe mungesa e deklarimit në seancë për tërheqje nga nisma, janë fakte që përgenjeshtrojnë çdo lloj pretendimi për shkelje të procedurave", deklaroi Ruseti.

Duke u shprehur se Kuvendi ka respektuar Kushtetutën me votimin e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, Topalli thekson se ka zbatuar me korrektësi edhe Rregulloren e Kuvendit. Sipas saj, përvec deputetit Taulant Balla, asnjë deputet i PS nuk deklaroi nominalisht vullnetin e tij për tërheqje nga nisma. Nga ana tjetër, Topalli i kërkon kreut të PS "të lejojë deputetët e tij të marrin pjesë në jetën parlamentare, i kerkon që të lejojë grupin parlamentar të sjellë emrat e anëtareve në komision, i kërkon që të lejojë deputetet e tij që të bëhen pjesë e transparencës dhe respektimit të Kushtetutës së vendit!"

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›