E Diel, 1 Nëntor 2026

Studiuesi Hoxha: Komisioni hetimor, një zgjidhje e dobët

Seanca maratone u transmetua direkt ne “Alsat” paralel me debatin ne studion e Ores 20:00 ku Eni Vasili kishte te ftuar studiuesin Artan Hoxha. Ne komentet e tij mbi miratimin e komisionit hetimor parlamentar nga maxhoranca, Hoxha tha se kjo ishte zgjidhja me dobet, shumica imponoi zgjidhjen e saj ndersa opozita humbi shansin per te vene ne levizje prokurorine apo Kontrolli e Larte te Shtetit per te hetuar zgjedhjet.

"De facto maxhoranca imponoi zgjidhjen e saj, dhe duke i treguar PS që cfarëdo të ndodhte, amendimi i ligjit për hetimin parlamentar nuk do të pranonte terminologjinë juridike të propozuar nga PS si ndryshime të nenit 17 të ligjit aktual. Këtë treguan të gjitha diskutimet në Komisionin e Ligjeve, këtë treguan i gjithë kalvari i diskutimeve dhe do të fuste fjalitë e Gjykatës Kushtetuese në parimet themelore të ligjit, për hetimin parlamentar. Të njëjtën gjë do ta bënte dhe në përmbajtjen e vendimit për ngritjen e këij komisioni për hetimin e zgjedhjeve. është zgjidhja më e dobët. Për mua, opozita ka humbur shansin, deri sot, të aktivizojë prokurorinë, të aktivizojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, ka humbur shansin të aktivizojë institucionet e tjera nëpërmjet asaj që unë përmenda, një rezolute konsesuale që do të jepej me kënaqësi nga maxhoranca. Këto institucione duhet të lëvizin dhe të vetëlëvizin. Raporti i OSBE/ODIHR janë mëse të mjaftueshme për nisma kryesisht, të prokurorisë apo KLSH apo të një institucioni tjetër. Por me shtytjen e opozitës në konsesus me maxhorancën motivimi do të ishte shumë më ndryshe", u shpreh studiuesi Hoxha.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›