E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Ohër, zbardhet axhenda dhe marrëveshjet që pritet të firmosen

Liderët e 5 shteteve të Ballkanit do të mblidhen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në Samitin dy ditorë të “Ballkanit të Hapur” që do të zhvillohet pasditen e kësaj të marte dhe ditën e nesërme (8 qershor).

Të pranishëm në këtë takim, përveç tre shteteve themeluese, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani ka siguruar edhe axhendën dhe marrëveshjet që pritet të firmosen në këtë takim të rëndësishëm.

Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazaoviç si dhe kryetari i këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës, Zoran Tageltija, do të mbërrijnë në Ohër rreth orës 17:45 të kësaj të marte, ndërsa në 18:30 do të zhvillohet një darkë pune mes tyre.

Samiti nis punën zyrtarisht ditën e nesërme (8 qershor) në orën 10:00, ndërsa, do të japin nga një mesazh online edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Mes 5 vendeve pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara, memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor, memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor dhe memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›