E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tabaku: Çmimet e karburanteve s’i përcakton Bordi, por vendosen nga pronarët e karburanteve dhe qeveritarët

Çmimet e karburanteve kanë qenë sot objekt debatesh në Kuvend. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, u shpreh se çmimet e naftës nuk përcaktohen nga Bordi i Transparencës, por nga marrëveshjet mes qeverisë dhe pronarëve të karburanteve.

 “Bordi për caktimin e çmimeve të karburanteve, nuk ka asnjë fuqi të pacaktuar me ligj. Eshtë qeveria ajo që po përcakton çmimet e karburanteve. Ditë e fundit, një pjesë e madhe të pikave të karburanteve, kanë çmim më të ulet se ai që ka caktuar bordi. Por pronarët e kompanive ulen me qeveritarët, duke përcaktuar se sa do të caktohet çmimi. E njëjta situatë po ndodh edhe tani. Çmimet janë rritur mbi dy here. Janë rritur me 30% çmimet e shportës. Qeveri bën një akt normativ ku vendos të kompesojë kompanitë e rindërtimit me 80 milionë euro, në vend që të qëndrojë pranë qytetarëve. Përveçse korruptive, kjo është në kufijtë e arrogancës”, tha Tabaku.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›