Thumanë-Kashar me pagesë? Debate në Kuvend mes ministres Balluku dhe deputetes së opozitës, Bardeli

Do të jetë me pagesë apo jo, përdorimi nga shoferët i segmenti Thumanë-Kashar? Kjo temë temë ka qenë object debate në Kuvend mes deputetes së opozitës Greta Bardeli, dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Deputetja Bardeli ngriti si shqetësim traun që, sipas saj, do të vendoset në aksin Thumanë-Kashar, ku qytetarët, pas përfundimit të rrugës, do të paguajnë 2.5 euro, për të kaluar në rrugë. Ajo e ka cilësuar këtë investim si një „koncension korruptiv“.
Por zonja Balluku u shpreh nga ana e saj se taksimi i makinave në Shqipëri në rrugët e reja që do të ndërtohen është siç ndodh në çdo vend të Bashkimit Evropian. Ajo tha se qeveria i ka vendosur si kusht kompanisë koncensionare, se “nuk mund të vendosë asnjë tra në rrugë, nëse nuk do të ketë rrugë dytësore“.
“Taksimi në rrugë nuk është një gjë e re. Ajo do të funksionojë njëlloj si në çdo vend tjetër të BE-së. Ju kujtoj se qeveria shqiptare është zotuar që asnjë rrugë nuk do të ketë tra, në rast se nuk do të ketë një rrugë alternative”, tha Balluku.
/rtsh.al/