E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Cikagos, Maqedonia i kërkon NATO-s t’a anëtarësojë

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i bëri thirrje sot NATO-s të pranojë anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut, aktualisht e bllokuar nga Greqia, gjatë samitit të ardhshëm në maj në Çikago.

"Po presim që shtetet anëtare të arrijnë një konsensus për të ripërtërirë ftesën e Republikës së Maqedonisë të anëtarësohet në NATO me emrin e përkohshëm të përdorur në OKB", shkruan presidenti Ivanov në një letër drejtuar kreut të shteteve anëtare të NATO-s.

Maqedonia u pranua në OKB në vitin 1993 me emrin e përkohshëm Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Më tepër se 120 vende, përfshirë Rusinë dhe SHBA-në kanë njohur vendin ballkanik me emrin Republika e Maqedonisë.
Por, për shkak të një mosmarrëveshjeje me Greqinë fqinje, dhe pikërisht për shkak të emrit anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, BE janë bllokuar nga Athina.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›