Tiranë- Operacioni në zemër, zëvendësohet për herë të parë aorta
Tiranë- Mjekët e Qendrës spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë kanë kryer sot për herë të par një operacion të vështirë në zemër, ku është ndërhyrë në aortën e një të moshuari.
65- vjeçari Agim Kodra nga Durrësi kishte probleme në zemër, pasi nuk bëhej furnizimi me gjak i trurit. Sipas mjekëve në zemrën e të moshuarit kishte plasaritje të aortës dhe një rreziki çarjes totale të saj.
Në sajë t një operacioni është bërë i mundur zëvendësimi i aortës ashendente dhe i harkut të aortës me një proteze vaskolare, ose më saktë me një tub sintetik.
Sipas shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti kjo është ndërhyrja e parë që bëhet në zemrën e një të moshuari.
Vetëm 9 ditë më parë ne realizuam këtë ndërhyrje e quajtur elefant rong e cila është një procedurë që kërkon zëvendësimin e harkut të aortës së zemrës, arteeriet që furnozojnë trurin me gjak. Kjo ka qenë ndërhyrja e parë e këtij lloji në vendin tonë, tek një pacient 64 vjeç, ku i zëvendësohet ajo pjesë e aortës me pjesë sintetike tha Prifti
Ndërsa pas operacioni i moshuari është vizituar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Shkrime të tjera me interes:
- Futbollisti i Milanit Cassano, operohet në zemër Itali- Antonio Cassano, futbollist i Milanit u operua sot në...
- Streep dhe Roberts, për herë të pare bashkë në sheshxhirim Janë dy ndër aktoret më të famshme të të gjitha...
- Operacioni anti-trafik në SHBA, dhjetëra persona në pranga SHBA- Autoritetete amerikane bënë me dije se kanë shkatërruar një...