E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i G-20, Obama takime për shmangien e krizës ekonomike


Presidenti amerikan, Barak Obama ka kryer një sërë takimesh me disa liderë botërorë ditën e premte, nnë ditën e parë të samitit të G-20-ës që po zhvillohet në Kanada. Në këto takime Obama u ka kërkuar liderëvë të këtyre vendeve që të tregojnë kujdes në administrimin e kapitaleve financiare të shteteve të tyre. Të enjten pasdite Obama pati takuar liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Por Obama nuk harroi që të ftonte në takime dypalëshe edhe liderë të shteteve afrikane apo të vendeve të botës së tretë.
President të gjithë krerëve të shteteve që takoi u kërkoi që të mos shpejtojnë në masat që ata do ndërmarrin për normalitetin e ekonomive vendase.
Një nga problemet që pritet që të diskutohet gjërësisht në këtë samit është shtimi i borxheve nga ana e vendeve më të varfëra të planetit. Llogaritej që borxhet e vendeve të botës së tretë në vitin 2005 kanë qenë në shifrën e 18 miliard dollarëve, ndërsa tani në vitin 2010 ky borgj e ka kapërcyer shifrën e 50 miliard dollarëve. Ky samit në të cilin do të ndodhen krerët e dy të tretat e popullatës së botës do të mbahet ditën e shtunë dhe të dielë në Toronto të Kanadasë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›