Rajevac: Për 90 minuta do shihni "luftë"
Gana dhe trajneri serb i saj Milovan Rajevac është gati për përballjen kundër Shteteve tëe Bashkuara të Amerikës ndërsa trajneri i YJeve të Zinj ka vlerësuar lojën e pararashikueshme të amerikaneve dhe e sheh të vështirë takimin që do të zhvillohet në Rustenburg. "është një luftë që do të zgjasë 90 minuta", ka bërë të ditur duke qeshur trajneri i ganezëve . Trajneri Rajevac ka paralajmëruar lojtarët e tij se skuadra e Amerikaneve është një skaudër e vështirë si shkak i lojës kolektive dhe të shpejtë ."Në 30 minutat e fundit amerikanët rrisin ritmin dhe shpejtësinë dhe është e vështirë për t'i ndjekur. Amerikanët kanë një formë fizike të mirë dhe deri në fërshëllimen e fundit duhet të luftojmë. Në ndeshjen kundër Sllovenisë ishin me dy gola disavanatzh dhe për pak sa nuk e kanë fituar ndeshjen", ka shtuar ai.
Rajevac do të ketë problem edhe me dëmtimet, por mund të luajë mbrojtësi Vorsah ndërsa nuk dihet nsëe do të jetë Sullei MUntari. Me eleminimin e Bregut ët Fildishtë, Gana është e vetmja skuadër Afrikane në këtë fazë dhe trajneri serb është i lumtur .