E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halim Kosova peruron qendren spitalore te Elbasanit

Ishte dhurata e fundit për banorët e trevës së Elbasanit për Qeverinë në ikje.
Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova mori pjesë në inaugurimin zyrtar të kompleksit të ri kirurgji, obstetrik-gjinekologji në përbërje të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit. Ai ka inspektuar nga afër këtë investim duke vizituar të gjitha pavionet e spitalit të ri.

Vetëm për ndërtimin e këtij spitali u akorduan 3.1 milion Euro. Dejtori I qendrës spitalore Mehmet Ibaj, tha se qytetarët do të marin të njëjtin shërbim , që më parë u duhej ta merrnin në Tiranë.

Godina e re ka kapacitet 140 shtretër dhe do të pasohet nga investime të tjera në qendrën spitalore të Elbasanit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›