E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso i bindur për vende të reja pune në gjithë globin

Londër - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, shpreh bindjen e tij për arritjen e ruajtjes dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Evropë dhe në gjithë botën. Vendet e reja të punës do të kenë një ndikim shumë të madh në rimëkëmbjen e krizës financiare që ka përfshirë globin.

"Shqetësimi im kryesor është ruajta e vigjilencës, në mënyrë që të gjitha masat që po ndërmarrim të mbështesin krijimin e vendeve të punës. Mendoj se, duke paraqitur synimet tona, dhe duke ndërmarrë veprime të përbashkëta në Londër, mund të arrijmë t'u përgjigjemi të gjitha pritshmërive dhe arritjeve që popujt tanë presin nga ne”, deklaron kreu i Komisionit Evropian, Barroso, në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›