E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri biografik i imzot Rrok Mirditës

është njeriu simbol i kishës katolike shqiptare pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Janë 17 vite predikime, përsiatje, fjalime e kumtesa në raste të ndryshme, të karakterit fetar e civil që imzot Rrok Mirdita i sjell në një botim biografik me tre vëllime të titulluar "Për një Shqipëri me zotin". Një vëllim që për vet autorin është ngjizur nga një fjalë e vetme që është zoti.
Tre vëllimet janë shkrime "të provokuara" nga momente konkrete të jetës së Kishës dhe të vendit tonë. Gjatë promovimit të librit nuk kanë munguar vlerësimet për Arqipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit nga Besnik Mustafai në cilësinë e presidentit të forumit shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve, pedagogë të Universitetit të Tiranës si dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›