Beteja ne Libi rebelet pranojne planin turk

NATO shprehu keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve gjatë një gabimi në sulmet ajrore mbi tanket e kryengritësve në afërsi të Bregas në Libi, ku u vranë katër prej tyre. Ndjesa vjen nga vetë kreu i aleancës, Anders Fog Rasmusen, ndërsa më herët një komandant i NATO-s kishte refuzuar të kërkonte falje, duke thënë se deri para sulmit të gabuar, aleatët nuk e dinin se kryengritësit zotëronin tanke.
"E gjitha çfarë mund të them është se bëhet fjalë për një incident fatkeq, por, duhet të kemi parasysh se situata në terren është shumë fluide. Ne jemi aty për të mbrojtur civilët dhe kemi parë tanket e Gadafit duke sulmuar civilë. Kjo është, sigurisht, arsyeja përse avionët tanë shënjestrojnë njësitë ushatarake të blinduara”- tha Rasmusen.
Ai shtoi se NATO vërtet vrau kryengritës gjatë incidentit, megjithatë mbrojti fushatën e Libisë, duke thënë se po përparohet në operacionet ushtarake. Forcat kryengritësve edhe pse shprehën zemërim ndaj incidentit, thanë se këto ngjarje nuk dëmtojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.
E ndërsa në terren luftimet vazhdojnë kryengritësit e Libisë e kanë mirëpritur planin e paqes të paraqitur nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që përfshin armëpushim dhe tërheqje të trupave besnike të liderit Muamar Gadafi, nga qytetet e rrethuara në pjesën perëndimore të Libisë. Sidoqoftë, do të duhej që ky plan të pranohej edhe nga vetë kolonel Gadafi.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e premte , 08 prill 2011 )