E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti rus NATO mbron nderhyrjet ne Libi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka mbrojtur fuqishëm operacionet në Libi, gjatë një takimi mes Aleancës dhe Këshillit të Rusisë në qytetin jugor të Socit.

Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se fushata u ndërmor “rreptësisht konform” rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më herët Rusia deklaroi se qëndrimet e ndryshme mbi operacionet e aleatëve po pengojnë përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve më të thella.

Ndërkohë, rebelët e mbështetur nga NATO kanë refuzuar planin e fundit të paqes që u është ofruar.

Kjo iniciativë ishte futur në lojë nga Bashkimi Afrikan, i udhëhequr pjesërisht nga përpjekjet e presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, që u është bashkuar bisedimeve në Soci, duke shprehur mbështetjen ndaj qëndrimit të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›