Mosmarrëveshje në Këshillin NATO-Rusi

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se në takimin e Këshillit Rusi-NATO“,ka pasur mosëmarrëveshje për rolin e NATO-s në Libi dhe planeve të vazhdueshme të SHBA-së për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes raketore në shtetet evropiane.
Anëtarë të 28 vendeve të NATO-s po zhvillojnë bisedimet sot, me Moskën e cila po kërkon që sistemi i propozuar i mbrojtjes, nuk do ta ketë në shënjestër shtetin rus.
Ndërkohë, më herët presidenti rus, Dmitri Medvedev dhe presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma po diskutojnë një dokument të mundshëm për paqen në Libi.