E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton Implementim pakteve me Serbine

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, se pret implementimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ato janë marrëveshje të dobishme për të dyja palët, tani ne presim realizimin e tyre”, ka pohuar Ashton në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndër të tjera ajo është shprehur se ka inkurajuar kryeministrin Thaci që të shfrytëzojë mbështetjen e EULEX për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Ne duam ta shohim Kosovën sa më pranë Evropës dhe mund të them se rezultatet e deritanishme janë inkurajuese”, ka nënvizuar Ashton.

Ndërsa Thaci, nga ana e tij, ka deklaruar se Kosova po kalon një fazë të re reformash demokratike dhe me perspektivë evropiane, të cilat sipas tij janë gjithëpërfshirëse, si në legjislacion, ashtu edhe në ekonomi.

“Dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe vetë BE-ja dhe Kosova po punon në këtë drejtim me të gjithë fqinjët, përfshirë Serbinë”, ka pohuar Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›